Shqipëria

Mbrojtja paralajmëron përmbytje në pesë qarqe prej reshjeve intensive


Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Mbrojtjes Civile kanë ngritur alarmin për përmbytje në pesë qarqe të vendit.

Bëhet fjalë për qarqet Shkodër, Lezhë, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër.

Sipas autoriteteve, reshjet intensive mund të sjellin vërshime të përrenjve dhe lumenjve të vegjël dhe përmbytje në zonat urbane.

Kjo, duke marrë në analizë modelet e fundit të hartave meteorologjike.

Ministria dhe agjencia i bënë thirrje gjithashtu pushtetit vendor që të marrë masat e nevojshme për t’u paraprirë përmbytjeve apo rrëshqitjeve të dherave.

“Ne do të jemi në monitorim të vazhdueshëm të të gjitha situatave që mund të krijohen, duke garantuar ndihmë të menjëhershme në çdo rast emergjence”, theksoi njoftimi zyrtar i institucionit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore