Lajme

Mbrojtësit e kontrollit të armëve ‘të zhgënjyer’ me Presidentin Biden


Të mbijetuarit e të shtënave në një shkollë që lanë 17 të vdekur kanë thënë se janë “të zhgënjyer” nga mungesa e veprimeve të Presidentit të SHBA-ve, demokrati Joe Biden për kontrollin e armëve.

E hëna shënon katër vjet që kur një adoleshent vrau 14 studentë dhe tre mësues në shkollën e mesme “Marjory Stoneman Douglas” në Parkland, Florida.

Biden shënoi datën duke nënvizuar veprimet për të reduktuar krimin me armë të ndërmarra gjatë vitit të tij të parë në detyrë. Por aktivistët e frustruar thonë se është shumë pak.

Gjatë fushatës në vitin 2020, Biden u zotua për veprime të ashpra ndaj dhunës me armë, nga eliminimi i imunitetit ligjor për prodhuesit e armëve deri te ndalimi i armëve.

Megjithatë, në detyrë, presidenti është penguar nga Kongresi, ku projektligjet për të kërkuar kontrolle të historisë për shitjet e armëve dhe për të mbyllur boshllëqet ligjore kanë munguar për muaj të tërë dhe ai është mbështetur kryesisht në veprimet ekzekutive.

Të hënën, ai i shpalli ato veprime si pjesë të “planit të tij gjithëpërfshirës për të reduktuar krimin me armë” dhe i bëri thirrje Kongresit të mbështesë masat shtesë të financimit dhe legjislacionin që ai mbështet.

Por avokatët vërejnë se viti 2021 ishte një nga vitet më vdekjeprurëse për dhunën me armë në dekada dhe Biden, ndonëse i hapur ndaj shqetësimeve të tyre, ka dalë vetëm me zgjidhje “pjesë-pjesë” dhe jo një plan të vërtetë gjithëpërfshirës.

Sipas kritikëve Biden mund të kishte treguar se sa serioz ishte për këtë çështje duke krijuar një zyrë kombëtare për parandalimin e dhunës me armë apo edhe duke shpallur një emergjencë kombëtare, por mund të ndërmerrte akoma veprime më të vogla që nuk kërkojnë ndonjë miratim të Kongresit.

“March for Our Lives”, një grup i bashkë-themeluar në vazhdën e të shtënave të vitit 2018, të hënën linçoi një ëebsite të ri të quajtur “Shock Market”, i cili gjurmon të gjitha vdekjet dhe plagosjet e lidhura me armë zjarri që kur Presidenti Biden mori detyrën.

Ndërkohë, Manuel Oliver – i cili humbi djalin e tij Joaquin në sulm – u pa të hënën në mëngjes duke mbajtur një demonstratë me një person në majë të një kulle ndërtimi pranë Shtëpisë së Bardhë.

Një koalicion që përfshin “Guns Down America”, “March for Our Lives” dhe grupin e Oliver, “Change the Ref”, pritet gjithashtu të mblidhet jashtë Shtëpisë së Bardhë për të nxitur veprime më agresive.

Zotërimi i armëve në SHBA është i lejuar nën amendamentin e dytë. Ato cilësohen si të lejueshme për shkak të nevojës së individit për të mbrojtur veten apo pronën në rast rreziku.

Sulmet në shtete të ndryshme të Amerikës gjithsesi, kanë treguar se keqpërdorimi i tyre është kanosës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore