Lajme

Kontrolli i armëve, Biden firmos politika të reja


Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden, më 8 prill firmosi një seri urdhrash ekzekutivë mbi kontrollin e armëve. Kjo erdhi në vazhdën e emocioneve të shkaktuara nga masakrat në Atlanta dhe Boulder, Colorado.

Këshilltarët e Shtëpisë së Bardhë, në një letër për gazetarët, cekën përmbajtjen kryesore të urdhrave.

Nuk do të ketë ndryshime themelore për ligjin e armëve. Për shembull, pushkët automatike nuk do të ndalohen.

Rregulli, i cili u bë edhe më i rreptë, është për “gjurmueshmërinë” e të ashtuquajturave “armë fantazmë”, të cilat përfshijnë armët që nuk kanë numër serial. Ato shiten pjesë-pjesë për t’u montuar në shtëpi.

Një tjetër kufizim ishte të identifikohen shtesat që montohen dhe rrisin saktësinë dhe forcën e një arme të vogël. Ky ishte rasti i vrasësit, që qëlloi 10 veta në një supermarket, i cili kishte një pistoletë me dorezë të montuar.

U vu përsëri në plan përhapja e sistemit të “flamurit të kuq” në të gjitha shtetet e SHBA-së.

Në thelb, krijohet një sistem reagimi, të cilit mund t’i drejtohen anëtarët e familjes së një personi që mund të përbëjë kërcënim.

Paketa plotësohet nga një rifinancim i fortë, i programeve në “mbështetje të komunitetit”, të cilat punojnë për të parandaluar dhunën.

Sipas presidentit Biden dhe zv. presidentit Kamala Harris, aty ku ka pasur ndërhyrje nga këto programe, ka rënë shkalla e vrasjeve me 60%.

Biden i bëri përsëri thirrje Senatit që të paktën të miratojë dy projektligjet tashmë të pranuara zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë, që shtuan kontrollet mbi blerësit e armëve dhe kohën për çdo hetimi të FBI-së.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore