Sport

Mbreti i ri tenisit, Alcaraz mposht Djokovic-in në finalen e Wimbeldon


Me vetëm 20 vjeç e 72 ditë, Carlos Alcaraz arriti të triumfojë në finalen e Wimbeldon-it, duke e mposhtur Novak Djokovic-in me rezultat 3:2 në sete.

Setin e parë e fitoi bindshëm tenisti serb me shifrat 6:1, por Alcaraz nuk u dorëzua duke u rikthyer në setin e dytë.

Seti i dytë ishte tejet i baraspeshuar, i cili zgjati 85 minuta, ku u nevojit “tie-break” të cilin më pas e fitoi spanjolli me shifrat 8:6.

Në setin e tretë Alcaraz pati një paraqitje fantastike duke e mposhtur serbin me shifrat 6:1. Ndërsa seti i katërt i takoi Djokovic-it me shifrat 6:3.

Kurse seti përfundimtar shkoi në të mirë të tenistit 20-vjeçar, i cili triumfoi me rezultat 6:4, duke shfrytëzuar shërbimet e dyta që ia fitoi Djokovic-it.

Ky është vetëm titulli i dytë i Alcarazi-t në Grand Slam, pas atij që e fitoi në US Open.

Alcaraz bëhet vetëm spanjolli i tretë që e fiton një finale në Wimbeldon pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 e 2010).

Ndërkohë Alcaraz bëhet tenisti i tretë më i ri në histori që e fiton Wimbeldon-in, pas Boris Becker që fitoi në vitin 1985 me 17 vjeç e 8 muaj dhe suedezit Bjorn Borg në vitin 1976 me 20 vjeç e 27 ditë.

Kurse, Djokovic mbetet me shtatë tituj në Wimbeldon, kështu duke mos mundur ta barazojë Roger Federer-in, i cili ka tetë tituj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore