Lajme

Mbreti i Jordanisë përsërit nevojën për të ruajtur status quo-në në Jerusalem


Mbreti jordanez Abdullah II dhe Ministri i Jashtëm i izraelit, Yair Lapid

Mbreti jordanez Abdullah II i ka thënë të enjten Ministrit të Jashtëm izraelit, Yair Lapid se “hapat e njëanshëm” të Izraelit në qytetin e shenjtë nga ndërtimi i përshpejtuar i vendbanimeve hebraike deri tek përpjekjet e tij për të ndryshuar status quo-në ligjore të qytetit minojnë një zgjidhe me dy-shtete.

Mbreti Abdullah, ripohoi nevojën për të rritur përpjekjet për të arritur paqen e drejtë dhe gjithëpërfshirëse bazuar në zgjidhjen me dy shtete që garanton krijimin e një shteti të pavarur, sovran palestinez, në vijat e 4 qershorit të vitit 1967, me Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e tij.

Qëndrimi i mbretit Abdullah erdhi gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm Izraelin në Pallatin Al Huseiniya në Aman, ku të dy palët trajtuan masat për riaktivizimin e procesit të paqes.

Mbreti theksoi se arritja e një paqeje të drejtë të bazuar në zgjidhjen me dy shtete është çelësi për forcimin e bashkëpunimit rajonal.

Më herët të enjten, ministri i Jashtëm jordanez Ayman Safadi u takua me homologun e tij izraelit.

Bisedimet mes tyre u fokusuan në përpjekjet për t’u kthyer në negociata serioze dhe efektive për arritjen e paqes bazuar në zgjidhjen me dy shtete.

Safadi tha se zgjidhja me dy shtete është mjeti i vetëm për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Gjatë bisedimeve u diskutuan edhe disa çështje me interes dypalësh.

Të mërkurën e kaluar, Safadi kishte paralajmëruar se perspektivat për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme “mungon” dhe se masat izraelite që minojnë zgjidhjen me dy shtete po vazhdojnë.

“Vendbanimet izraelite janë një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe praktikat për të minuar paqen duhet të ndalen, si dhe konfiskimi i tokave dhe shpërngulja e palestinezëve nga shtëpitë e tyre”, ka thënë ministri.

Duke iu drejtuar sesionit të rregullt të 157-të të Ligës Arabe në nivel ministror në Kajro, Safadi tha se Jeruzalemi është çelësi i paqes dhe vendet arabe duhet të punojnë së bashku, në një bazë të përhershme dhe sistematike, për të mbrojtur identitetin e tij arab, islam dhe të krishterë, dhe ruajnë status quo-në e saj historike dhe ligjore dhe shenjtërinë e saj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore