Aplikacione

Mbikëqyrësi britanik, hetim mbi dominimin e Google-it dhe Apple-it


Në Mbretërinë e Bashkuar, mbikëqyrësi i konkurrencës ka njoftuar se do të hetojë nëse dominimi i Apple-it dhe Google-it në sistemet operative të telefonit celular, dyqaneve të aplikacioneve dhe shfletuesve të internetit, dëmton konsumatorët.

Agjencia e lajmeve, Reuters, tregon se kjo shënon edhe nisjen e hetimit të tij të fundit për kompanitë e mëdha të teknologjisë.

Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve (CMA) ka deklaruar se do të ndërmerrte një “studim tregu” mbi çështjen. Kjo për të parë nëse dyshja efektive e teknologjisë po mbyt konkurrencën dhe nëse po shkatërron konsumatorët ose po dëmton bizneset.

Thuajse në të gjithë botën, qeveritë po fokusohen te forcimi i rregullimit të kompanive amerikane të teknologjisë, të cilat janë bërë edhe më të fuqishme gjatë pandemisë COVID-19.

Njëkohësisht ka hetime të shumta në të gjithë botën për pozicionet e tyre në treg duke përfshirë në to Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Brenda CMA-së, Britania po krijon një njësi të dedikuar për të mbajtur kompanitë e mëdha të teknologjisë nën kontroll dhe për të inkurajuar konkurrencën digjitale.

Mirëpo, ka thënë se duhej të fillonte punën duke hetuar prodhuesin e iPhone-it, Apple-in dhe sistemin Android të mbështetur në Google. Kjo sa më shpejt të jetë e mundur.

“Puna jonë e vazhdueshme në teknologjinë e madhe ka zbuluar tashmë disa tendenca shqetësuese dhe ne e dimë që konsumatorët dhe bizneset mund të dëmtohen nëse ato nuk kontrollohen”, ka thënë në një deklaratë shefi ekzekutiv i CMA-së, Andrea Coscelli.

Për sa i përket studimit të ri në ekosistemet mobile, CMA-ja ka thënë se ai do të ishte më i gjerë në krahasim me disa nga hetimet e tjera të konkurrencës që ajo tashmë ka në App Store të Apple-it dhe Sandbox të privatësisë së Google-it.

Autoriteti, gjatë vitit të kaluar, ka mbyllur një hetim mbi reklamimin digjital, duke arritur në përfundimin se Google-i dhe Facebook-u kanë zhvilluar pozicione të padisponueshme në treg, me të dy që zënë gati 80 për qind të shpenzimeve të reklamave digjitale në Mbretërinë e Bashkuar.

Si rezultat, CMA-ja rekomandoi ndryshime rregullatore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore