Shqipëria

Mbi 500 mijë njerëz kërkojnë që ish-kryeministrit britanik Tony Blair t’i hiqet titulli “Sir”


Tony Blair

Më shumë se 500 mijë njerëz kanë nënshkruar një peticion duke kërkuar që ish-kryeministrit britanik, Tony Blair, t’i hiqet titulli “Sir”, shkruan BBC.

Një peticion i nisur online në “change.org”, nga Angus Scott, e akuzon Blairin për dëme të krijuara ndaj shtetit sa ishte në pushtet.

“Ai personalisht ishte përgjegjës për shkaktimin e vdekjeve e panumërta në luftëra të ndryshme. Për këtë ai duhet të mbahet përgjegjës për krime lufte. Tony Blair është njeriu që më së paku ka merituar nderim publik, në veçanti diçka që ndahet nga Mbretëresha”, thuhet në peticion.

Por një peticion i postuar në faqen e internetit change.org nga Angus Scott thotë se Sir Toni “shkaktoi dëme të pariparueshme si për kushtetutën e Mbretërisë së Bashkuar dhe për vetë strukturën e shoqërisë së vendit” gjatë kohës që ishte në detyrë.

“Ai ishte personalisht përgjegjës për shkaktimin e vdekjes së jetëve të panumërta të pafajshëm, civilë dhe ushtarakë në konflikte të ndryshme. Vetëm për këtë ai duhet të mbahet përgjegjës për krimet e luftës,” shton ai.

“Tony Blair është personi më pak meritor për çdo nder publik, veçanërisht çdo gjë që jepet nga Madhëria e Saj Mbretëresha.”

Ndërkaq nga katër ish-kryeministrat e tjerë të gjallë, vetëm Sir John Major ka marrë një nder të nivelit të kalorësisë.

Në vitin 2009, ish- Presidenti i SHBA Xhorxh W Bush i dhuroi Sir Tonin Medaljen Presidenciale të Lirisë – nderimi më i lartë civil amerikan – për “përpjekjet për të promovuar demokracinë, të drejtat e njeriut dhe paqen jashtë vendit”.

Bush e quajti aleatin e tij të luftës në Irak një “lider të jashtëzakonshëm” i cili ishte përballur me “sfidat historike me këmbëngulje të madhe”.

Ndryshe Blair ishte lideri britanik kur NATO-ja nisi bombardimet ndaj Serbisë në luftën e Kosovës.

Ai njihet ndër mbështetësit më të mëdhenj të kauzës së kosovarëve për t’u çliruar nga Serbia, nga e cila përjetonin dhunë sistematike.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore