Lajme

Mbi 2.3 milionë njerëz janë larguar deri më tani nga Ukraina


Më shumë se 2.3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më tani që nga fillimi i agresionit rus dy javë më parë, më 24 shkurt. Ky ka qenë përditësimi i fundit i OKB-së.

Agjencia e OKB-së për migracionin tha se nga ata që janë detyruar të strehohen në vendet fqinje, 112 mijë njerëz janë shtetas të vendeve të treta.

Kjo është dita e 15-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Ndërkaq 1 mijë e 300 civilë janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse, mes tyre edhe fëmijë. Ndërsa mendohet se mbi 11 mijë ushtarë rusë janë vrarë nga forcat ukrainase.

Për të ndjekur zhvillimet e fundit të luftimeve Ukrainë-Rusi kliko KËTU

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore