Sport

Matteo Tognozzi i propozon Juventus-it talentin që po shpërthen te River Plate


Skauti i Juventus-it, Matteo Tognozzi, personi që ka sjellë në Torino Kaio Jorge-n dhe Matias Soule-n, ky i fundit u thirrë nga Kombëtarja e Argjentinës për kualifikueset e nëntorit, i ka propozuar një tjetër lojtar bardhezinjëve.

Emri i radhës vjen përsëri nga amerika e jugut. Bëhet fjalë për 21-vjeçarin e River Plate-t, Julian Alvarez-in, raporton gazetari i njohur argjentinas, Hernan Castillo.

Alvarez-i ka kontratë me klubin argjentinas deri në fund të sezonit dhe synimi është që Juventus-i ta afrojë në merkaton e janarit, pasi po has vështirësi në fazën sulmuese.

21-vjeçari këtë sezon ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme. Në 16 takime, ka realizuar 15 gola dhe ka dhuruar gjashtë asiste.

Vlera e kartonit të tij sipas “Transfermarket”-it shkon në 20 milionë euro, por duke qenë se përfundon kontratën në verën e ardhshme, ajo mund të jetë shumë herë më e ulët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore