Jetesë & Stil

Maska me kafe, ideale për fytyrën tuaj


Lëkura e fytyrës është ndër pjesët më të ndjeshme te një femër. Ata gjatë gjithë kohës të interesuar se si të kujdesen për fytyrën e tyre.

Një maskë shumë efektive për fytyrën, është ajo me kafe.

Bëhet fjalë për atë me kafe turke, kos dhe mjaltë, por mund të shtoni edhe pak kakao. Përbërësit e saj ulin ënjtjet rreth syve dhe e bëjnë lëkurën të shndritshme pa e tepruar me shkëlqimin. Pas pak kohësh, lëkura do të jetë si bebe.

Ja përbërësit kryesorë

Një  lugë çaji me kos dhe mjaltë për lëkurë të thatë. Për ju që e keni lëkurën me tendencën për të qenë e yndyrshme, mjaltin mund ta zëvendësoni me një lugë lëng limoni të freskët. Lëkurat normale besojmë se nuk kanë ndonjë problem me përbërësit, thjesht mos e teproni me masën.

Përgatitja

Pasi kemi përzierë kafenë turke me pak kakao (sipas dëshirës), shtojmë kosin, limonin dhe kur të jetë krijuar trashësia e përbërsëve ,hedhim mjaltë.

I përziejmë mirë sa masa të krijohet një masë homogjene dhe e aplikojmë gjithmonë pas dushit, ose në të kundërt sigurohuni që të keni hapur poret e lëkurës me një peshqir me ujë të ngrohtë .

Më pas, lagim një pecetë të pastër dhe heqim copat e maskës që kanë ngrirë në lëkurë. Lëkurat e ndjeshme mund ta pastrojnë direkt me ujë të ngrohtë, sepse kokrrizat e kafesë mund ta dëmtojnë lëkurën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore