Lajme

Mashal: Rusia përfitoi nga sulmet e 7 tetorit, SHBA-të u shpërqendruan nga Ukraina


“Rusia përfitoi nga sulmi ynë, sepse ne kështu shpërqendruam Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Ukraina”.

Khaled Mashal, ish-lideri politik i Hamasit, e ka pranuar këtë në një intervistë për Memri TV.

Sipas tij, “rusët na thanë se ajo që ndodhi më 7 tetor do të mësohet në akademitë ushtarake”.

Meshal ka vijuar duke thënë se “Kina gjithashtu e konsideron sulmin tonë si një shembull të mrekullueshëm” për t’u studiuar në akademitë ushtarake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore