Lajme

Masa anti-dumping ndaj Serbisë, mirëpritet vendimi i Kurtit nga bizneset


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, kanë vizituar prodhuesit vendorë për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës dhe pengesat që kanë bizneset, derisa këta të fundit e kanë falënderuar Kurtin për masën anti-dumping ndaj bllokave të Serbisë.

“Ata falënderuan qeverinë për masën anti-dumping ndaj bollkave të Serbisë prej 3 centë, si dhe ndihmën e dhënë punëtorëve të fabrikës me dy pakot gjatë pandemisë, atë emergjente fiskale si dhe atë të rimëkëmbjes ekonomike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryministrit.

“Sot kanë vizituar fabrikën e bllokove të ndërtimit, “BRICKOS”, që ndodhet në fshatin Korminjan i Ulët, në Komunën e  Dardanës. Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari u njoftuan nga udhëheqësit se kjo fabrikë i ka 93 punëtorë, prej të cilëve 58 shqiptarë dhe 25 serbë”.

Sipas tyre, “përkundër sfidave, furra me gjatësi 127 metra dhe temperaturë 900 gradë të pjekjes së bollkave, nuk është ndalur së punuari prej vitit 2013. Prodhojnë 65 mijë deri në 70 mijë bllok ndërtimi në ditë”.

Kurti dhe Hajdari nga java e kaluar kanë nisur vizitat tek prodhuesit vendorë për t’u njoftuar nga afër me kushtet e punës, pengesat apo nevojat që kanë bizneset.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në një konferencë për media të premten e 8 tetorit, ka thënë se vendimi për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia si dhe për blloka është marre në përputhje me Kushtetutën e vendit.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, në konferencë për media

“Për importin e koncentratit për shpezë dhe kafshë nga Serbia dhe për blloka. Të dy vendimet janë marre në përputhje me Kushtetutën, masat anti-damping. Masat anti-damping në importin e bllokave është marrë ndaj importit të bllokave për kompaninë e përmendur në vendim, kurse për koncentratin ndaj kompanive”, pati thënë Hajdari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore