Sport

Marta Bassino medalje ari në Cortina


Marta Bassino fiton medaljen e artë në Slalom Paralel për femra, duke i dhënë Italisë medaljen e parë në Kampionatin Botëror në Cortina (Itali). Ishte e papritura e ditës: piemontezja Bassino ishte pretendentja e fundit në këtë specialitet, ndër 16 skiatoret pjesëmarrëse për këtë garë; një risi për ngjarjen e kampionatit botëror.

Për Bassino kjo është medalja e parë në karrierën e saj në Kampionatin Botëror, ndërkohë që sytë i ka tek Slalomi Gjigand që do të zhvillohet të Enjten, specialitet në të cilin tashmë ajo mburret me katër fitore këtë sezon.

Në rrugën drejt arit, Marta eliminoi Federica Brignone në çerekfinale, ndërsa në aktin e fundit ajo mundi austriaken Katharina Liensberger. Bronz për francezen Tessa Worley.

“E pabesueshme, e bukur – tha Bassino me zjarr -. Unë isha e ngazëllyer tashmë nga gjysmëfinalja, qëndrova e përqendruar sepse e ndjeja që mund t’ia dilja. Ishte një luftë, pista blu ishte shumë e ngadaltë dhe gara nuk mbaronte kurrë. Pastaj qershija mbi tortë. Unë i kushtoj këtë medalje ari familjes dhe ekipit tim, falë tyre jam këtu. Kam hequr një barrë të madhe, por nuk ka mbaruar. Në këtë moment besoj shumë për të fituar edhe në Slalom Gjigand”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore