Lajme

“Marsho për drejtësi të sajë”, Vasfije Krasniqi kërkon mbështetje nga kolegët


Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shqipe-Mehmeti-Selimi, me “Rallyforherjustice”, në Kuvendin e Kosovës

Për rreth 20 mijë viktima të dhunës seksuale në Kosovë ende nuk ka drejtësi.

Njëjtë, si për viktimat e luftës, dëmtimin e pronave, e të zhdukurit, për të cilat shtetit serb nuk “po i kërkohet llogari, ligjore” as tash, pas më shumë se 22 vjet që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë.

Por ajo që theu heshtjen, duke folur publikisht për trajtimin çnjerëzor që përjetoi nga forca të armatosura serbe, Vasfije Krasniqi, po vazhdon të flasë.

Edhe këtë të martë kur në seancën e Kuvendit të Kosovës temë kryesore ishin “thash e thëmet politike”, Vasfija që morri besimin e qytetarëve për t’i përfaqësuar viktimat e dhunë seksuale të luftës, foli.

Nuk morri fjalën në foltoren e kuvendit, por deputetja nga radhët e Vetëvendosjes, kishte marrë me vete në kuvend një fletë në të cilën shkruante “Rallyforherjustice”, ose “Marsho për drejtësi të sajë”.

Iniciativë kjo e cila kërkon drejtësi për gratë dhe burrat që u dhunuan seksualisht gjatë luftës në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Kësaj iniciative “të heshtur” të Vafsije Krasniqit iu bashkuan edhe disa deputet.

Vasfije Krasniqi Goodman dhe Shqipe-Mehmeti-Selimi, me “Rallyforherjustice”, në Kuvendin e Kosovës

Shqipe-Mehmeti-Selimi, bashkëpartiake e Vasfijes bëri foto me këtë fletë të bardhë e një mesazh në shkronja të zeza, që më shumë se ngjyra e zezë është pesha e dhimbjes.

Thirrjes së Krasniqit iu bashkua edhe kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me “Rallyforherjustice”, në Kuvendin e Kosovës

Jovica Dejanoviq ishte dënuar me 12 vjet burgim ndërsa Gjorgje Bojkoviq me 10 vjet burgim

Në vitin 2014 Jovica Dejanoviq ishte dënuar me 12 vjet burgim ndërsa Gjorgje Bojkoviq me 10 vjet burgim. Të dy akuzoheshin për dhunimin e Vasfije Krasniqit gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Kështu kishte vendosur Gjykata e Apelit, ndryshe prej asaj të Themelores, e cila nuk kishte gjetur prova të të mjaftueshme për të vërtetuar fajësinë e “dhunuesve”, siç I kishte identifikuar Vasfija dhe dëshmitarët në procesin gjyqësorë që kishte nisur në vitin 2012.

Zoran Vukotiq, u dënua me 10 vjet burgim për dhunimet që kreu në Kosovë

Trupi gjykues i Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, i kryesuar nga gjyqtarja Valbona Musliu Selimaj, në datën 05 korrik të vitit 2021, të akuzuarin Zoran Vukotiq e ka shpallur fajtor për veprën penale dhunim seksual si krim lufte kundër popullatës civile dhe i ka shqiptuar dënim me burgosje prej dhjetë (10) vitesh.

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) rregullisht e ka monitoruar gjykimin kundër të akuzuarit Vukotiq. Në bazë të monitorimit të gjykimit, i cili ka qenë i mbyllur për publikun, FDHK gjen se gjykimi ka qenë i drejt, i paanshëm dhe në afat të arsyeshëm.

Trupi gjykues e vërtetoi se i akuzuari Zoran Vukotiq si pjesëtar i forcave policore të njësisë rezervë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, me datën 22 maj të vitit 1999, tek varreza e Vushtrrisë, në bashkëpunim me forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe kishin tubuar popullatën civile shqiptare që më parë ishin dëbuar nga vendbanimet e tyre i kishin urdhëruar të ulen në tokë dhe për derisa ishin në atë pozitë, i akuzuari me një mjet-shkop të drurit fillon ti rrahë duke i goditur në kokë dhe pjesë të ndryshme të trupit.

Në bashkëkryerje me pjesëtarët e tjerë të njësitit të përmendur i ndajnë meshkujt e rinj, i ngarkojnë me kamionë dhe i largojnë nga vendi në drejtim të panjohur, ndërsa gratë, fëmijët dhe pleqtë i detyrojnë të presin në kolonë para një shtëpie dykatëshe, kinse për ti pajisur me kartela të identifikimit dhe me të ardhur rendi tek e dëmtuara D.1 i akuzuari e kishte marr me forcë duke e futur në një dhomë në katin e dytë të asaj shtëpie ku kishte edhe femra të tjera të zhveshura dhe të dhunuara nga disa polic, ku në prezencën e atyre femrave dhe policëve të tjerë i akuzuari e kishte përdhunuar.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore