Sport

Marko Simonovski zgjidhet “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës


Futbollisti i skuadrës së Dritës, Marko Simonovski, është zgjedhur si lojtari më i mirë i xhiros së 27-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

Sulmuesi maqedonas ishte futbollisti kryesor në fitoren që skuadra e tij arriti të fitojë ndaj Ulpianës në udhëtim me rezultat 2:3, ku ai realizoi dy gola.

Falë këtij suksesi, tani Drita pozicionohet në vendin e dytë në tabelë me 49 pikë, aq sa ka edhe Gjilani i vendit të tretë, ndërsa tabelës i prinë Ballkani me 54 pikë (Ballkani dhe Gjilani me një ndeshje më pak).

Me këta dy gola, Simonovski mban pozitën e tretë në listën e golashënuesve për këtë edicion, ku deri më tani ka realizuar 13 rrjeta.

Atij iu dha çmimi nga Federata e Futbollit të Kosovës, së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregare, që po vazhdojnë pas çdo jave të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore