Lajme

Marina izraelite merr rob zëvendës komandantin e Hamas-it


Forcat e Mbrojtjes së Izraelit thonë se njësia Shayetet 13 e Marinës ka marrë në paraburgim zëvendës komandantin e divizionit jugor të forcës detare të Hamasit në Gaza, Muhammad Abu Ghali.

“I dyshuari po mbahet dhe aktualisht po merret në pyetje nga strukturat e mbrojtjes”, thotë IDF.

Lajmi u bë i ditur nga agjencia “The Times of Israel”.

Nuk jepen detaje të mëtejshme se si u kap Abu Ghali.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit deklaruan po ashtu se janë ende duke luftuar terroristët palestinezë në territorin izraelit, 40 orë pas luftës së nisur nga grupi terrorist Hamas.

“Forcat tokësore në këmbë dhe rezervë të IDF-së, në bashkëpunim me forcat [të tjera] të sigurisë, po zhvillojnë luftime të zgjatura në qytetet përreth Gazës dhe kanë [vrarë] qindra terroristë në qytete, në kufi dhe në bregdet, në 40 orët e fundit”, thuhet në një deklaratë të IDF-së.

IDF-ja thotë se trupat vazhdojnë të kryejnë kërkime në të gjithë zonën dhe janë ende duke shkëmbyer zjarr me terroristët në këtë orë në vende të ndryshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore