Lajme

Maqedonci në diplomimin e gjeneratës së FSK-së: Uniforma është trashëgimi e atyre që dhanë gjithçka për vendin


Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë ceremonisë së diplomimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka kujtuar kohën e mbajtjes së uniformës duke thënë se është simbol i “trashëgimisë së vlerës të atyre që dhanë gjithçka për vendin”.

Sipas tij, vullneti politik dhe përkushtimi ushtarak tani është më shumë se kurrë prezent.

“Duke qenë se pak kohë më parë kam lënë uniformën, uniformë që e mbaj me vite, marrë të drejtën t’ju flas për peshën e uniformës, që para se të jetë simbol, është trashëgimi e vlerës së atyre që dhanë gjithçka për vendin”.

Ai ka thënë se pjesëtaret e rijnë të FSK-së, tashmë duhet ta kenë sigurinë që janë përgatitur për sfida të ndryshme të jetës dhe profesionit.

“Ju po ruani një gjë shumë të vlefshme, vazhdimësinë e qëndresës dhe shpirtit luftarak e shërbimin ndaj atdheut. Ditët dhe javët këtu kanë qenë sfiduese, ju kanë bërë t’i njihni limitet e juaja. Ndjehuni të sigurt që jeni kalitur dhe përgatitur për sfida të ndryshme të jetës dhe profesionit”.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK).

“Fillimi juaj është këtu dhe nuk duhet të përfundojë asnjëherë. I bindur ju them se vullneti politik dhe përkushtimi ushtarak është më shumë se kurrë prezent”, ka thënë Maqedonci.

Gjatë kësaj ceremonie, fjalim ka mbajtur edhe Jeton Dreshaj, gjeneral Brigade i cili ka thënë se përgatitja dhe edukimi ushtarak është linjë vazhdimësie e përkushtimit të FSK-së.

“E më këtë rast, ai ka shtuar se përgatitja e rekrutëve është e shkëlqyer dhe ka mbështetjen e një ushtrie të bashkuar”.

“Përgatitja dhe edukimi juaj ushtarak është linjë vazhdimësie e përkushtimit të FSK-së. Stërvitja ushtarake bazë ju ka kalitur, ju ka vendosur para sfidave, kjo është rrugë që i nevojitet përkushtim dhe nder”.

Ai është shprehur se me betimin e sotshëm kanë të drejtën për të mbrojtur atë që është më e çmuara “lirinë”.

“Në rrugëtimin tuaj do të përjetoni momente të vështira, por mos harroni se keni marrë një përgatitje të shkëlqyer. Keni një ekip të fortë dhe mbështetjen e një ushtrie të bashkuar”.

Të premten e 22 shtatorit, 312 rekrut nga Gjenerata 01-2023 kanë arritur të përfundojnë suksesshëm stërvitjen ushtarake.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore