Kosova

MAPL-ja i shpall “të pavlefshme” vendimet e pozitës për ndërmarrjet publike në Komunën e Prishtinës


Komuna e Prishtinës.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), ka marrë vendim që t’i shpall të pavlefshme vendimet që Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës i kanë ndërmarrë në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës.

Në mbledhjen e fundit dy partitë në pushtet kishin siguruar votat e mjaftueshëm për ta shkarkuar Kryesuesin e Kuvendit Komunal, Fehmi Kupinën, si dhe për të rikthyer anëtarët e vet në bordet e ndërmarrjeve publike.

Këtë vendim të MAPL-së e ka bërë të ditur asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’.

“Anulohet seanca klandestine e partive në pushtet në Prishtinë. Aksionarët e ndërmarrjeve publike komunale mbetën ata që kanë qenë, të opozitës”.

“Kryesuesi mbetët ai që ka qenë nga fillimi i mandatit, të gjitha vendimet tjera që janë marrë në atë “seancë” janë të pavlefshme”.

Tutje Sveçla, ka thënë se është momenti i fundit që duhet të lejohet për t’u shkelur ligji.

“Është momenti i fundit të publikohen vendimet e seancës së jashtëzakonshme të datës 8 qershor. Mjaft e shkelët ligjin”.

Më 8 qershor, pas shkarkimit të 20 aksionarëve të 10-të ndërmarrjeve publike në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ishin emëruar 20 të tjerë nga opozita.

Kjo mbledhje e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës ishte ftuar nga tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.

Të shkarkuarit në Kuvendit Komunal të Prishtinës janë: Muhamet Selmani, Shegë Beqiri nga Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi”, Kumrie Shabani-Ramadani dhe Arbnore Ajeti nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”, Agron Canolli, Fatmir Dervishi nga Ndërmarrja Publike “Trafiku Urban”.

Pëllumb Bajqinovci, Elmira Nikçi-Rexha nga Ndërmarrja Publike “Sport Marketing”, Donjeta Dragusha, Amir Simica nga Ndërmarrja Publike “Stacioni i Autobusëve”, Lindita Rexhepi, Samir Salihu nga Ndërmarrja Publike “Prishtina Parking”, Dasmor Durmishi, Agim Kuleta nga Ndërmarrja Publike “Kuzhina Qendrore”.

Dhe nga Ndërmarrja Publike “Pallati i Rinisë” ishte shkarkuar Dhurata Ratkoceri dhe Fineta Bajra.

Gjatë mbledhjes në këto pozita janë emëruar anëtarë nga LVV, AAK-ja dhe Nisma, kurse nga LDK-ja nuk është emëruar asnjë anëtarë.

Aksionar të dhjetë ndërmarrjeve publike është emëruar Gëzim Mehmeti dhe Sami Borovcin në “Termokos”, Arianit Beqiri dhe Besart Krasniqi në “Ndërmarrjen Publike Banesore”, Femi Osmani dhe Petrit Reçica në ndërmarrjen “Pastrimi”, Valbona Ajeti dhe Taulant Maxharraj në ndërmarrjen “Hortikultura”.

Triera Kosumi- Berisha dhe Gëzim Sveçla është emëruar në Trafikun Urban, Endrit Zabërgja dhe Bahri Gashi në “Sport Marketing”, Mirsad Vitia dhe Besnik Mujeci në “Stacionin e Autobusëve”, Flamur Kelmendi dhe Besnik Haziri në “Prishtina Parking”, Kushtrim Mushica dhe Endrit Gashi në “Pallatin e Rinisë”, Teuta Kadiu-Gjinolli dhe Arbnora Berisha në “Kuzhina Qendrore”

Këta kandidatë u emëruan me 26 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

20 aksionarët e 10-të ndërmarrjeve publike në Prishtinë shkarkohen, menaxhimin e tyre e merr opozita

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore