Kosova

Mandl për heqjen e vizave ndaj Kosovës – “BE premtoi, por nuk e nderoi atë premtim”


Eurodeputeti Lukas Mandl

Kosovës i janë bërë premtime dhe ato premtime nuk janë nderuar, ka thënë eurodeputeti austriak, Lukas Mandl në Parlamentin e BE-së, derisa elaboroi padrejtësinë që u është bërë qytetarëve të Kosovës, të cilët ende nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes së lirë brenda Bashkimit Evropian.

Mandl e cilësoi si demokraci të qëndrueshme sistemin socio-politik në Kosovë, për çka tha se është shtet me shumë diversitet.

“Dua të them se Kosova ka paguar me gjak lirinë e saj. BE dhe ShBA e ndihmuan vendin për të fituar pavarësinë. Ky vend është bërë demokratik, ka sundim të ligjit dhe e ka bërë me shpejtësi të madhe. Është demokraci e qëndrueshme dhe vend me shumëllojshmëri”, u shpreh Mandl.

“Po sundimi i ligjit ka nevojë për përmirësim, por ka kushtetutë të fortë. Ky vend është njohur nga 100 vende tjera, përfshirë edhe Izraelin dhe kjo s’bëhej fjalë më parë. Por ky është një vend që ende nuk njihet nga një pakicë e vendeve të BE-së. Ky vend është i vetmi i në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon lirinë e lëvizjes pa viza. Këtij vendi i janë bërë premtime, premtime të cilat nuk janë nderuar. Dhe premtimet janë lënë anash”.

Eurodeputeti vuri në pah faktin e padiskutueshëm se qytetarët e Kosovës kanë disponimin më pro-evropian dhe pro-perëndimor në rajon.

Kosova, tha Mandl, është demokracia më e re në Evropë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore