Sport

Manchester United tani ka një prioritet, Erling Braut Haaland


Erling Braut Haaland mbetet synimi kryesorë i Manchester United-it për verën e ardhshme.

Djajtë e kuq këtë verë bënë disa transferime të mëdha.

Ata e transferuan Varane-n nga Real Madrid-i, Sancho-n nga Dortmund-i dhe rikthyen Cristiano Ronaldo-n.

Pjesa e fundit e puzzle-it, që nuk mund të kompletohej këtë verë, është talenti norvegjez, Haaland.

Por, ky transferim do të jetë shumë i vështirë.

Verën e ardhshme, Haaland do të ketë një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurove.

Kjo shifër, për një futbollist si Haaland, nga analistët të ndryshëm konsiderohet si një “vjedhje”.

E përkundër që United e ka prioritet, e njëjta nuk mund të thuhet për futbollistin.

Në luftë për shërbimet e Haaland, do të jenë edhe skuadra tjera gjigante si Real Madrid, Bayern Munich, Manchester City dhe Paris Saint-Germain.

Norvegjezi shpesh herë ka treguar se destinacioni i tij i preferuar është Spanja, e një transferim te Real Madrid-i duket më i munduri.

Lufta për Haaland-in do të fillojë qysh tani, me skuadrat që do të tentojnë të sigurojnë para marrëveshje me futbollistin.

Problem pritet të jetë edhe agjenti i Haaland, Mino Raiola, që njihet si një “problematik” i madh në merkato.

Ende nuk dihet cilat janë kushtet që Raiola do t’i kërkojë për norvegjezin, por është e sigurt që ai do të jetë shumë i vështirë në negociata.

Haaland po futet në sezonin e fundit te Dortmund-i, e kush do të jetë skuadra e tij e radhës, mbetet për t’u parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore