Sport

Manchester United, plani për mbrojtjen


Djajtë e kuq kanë bërë të ditur që prioritet i tyre është të nënshkruajnë me një qëndermbrojtës të klasit botëror.

Skuadra e Solskjaer, ka kthyer sytë nga La Liga në kërkim të një mbrojtësi kualitativ.

Dy emrat në listën e Manchester United janë:

Jules Kounde, francezi i Sevilla-s dhe Pau Torres, spanjolli i Villarreal-it.

United dëshiron që të gjejë një mbrojtës qendre që do ishte partner i kapitenit Harry Maguire në atë repart.

Klubi nga Manchester-i e ka bërë të qartë që njëri nga këta dy mbrojtës janë prioritet për ta.

Por, dy mbrojtësit kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve elitare të Evropës, me United që do ketë garë të dy futbollistët.

Çmimet e dy futbollistëve janë: Kounde – 70 milionë euro dhe Torres – 50 milionë euro.

Manchester United janë të vetëdijshëm për këtë gjë, dhe shuma e lojtarëve nuk është ndonjë problem.

Soyunucu i Leicester-it, Ben White i Brighton-it dhe Manuel Akanji po ashtu janë në radarin e djajve të kuq.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore