Sport

Manchester United interesohet për nënshkrimin e 17-vjeçarit brazilian


Manchester United është i interesuar të nënshkruajë me sulmuesin brazilian Vitor Roque nga Athletico Paranaense, sipas Gazzetta dello Sport.

Roque, vetëm 17 vjeç, ka impresionuar si për klubin ashtu edhe për vendin, më së fundi duke shënuar një dygolësh gjatë fitores 3-0 të Brazilit në kampionatin e Amerikës së Jugut U-20 kundër Perusë javën e kaluar.

Braziliani ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro, dhe United po kërkon të lëvizë shpejt në një përpjekje për të shmangur interesin nga Paris Saint-Germain.

Manchester United tani më ka një ekip thuajse të kompletuar, të cilët po kalojnë një formë shumë të mirë.

Edhe pse djajtë e kuq humbën përballë Arsenal-it, ata luajtën një lojë të mirë ku nuk u dorëzuan deri në momentet e fundit.

Roque mund të jetë lëvizja e fundit e Manchester United, për të krijuar një skuadër që kandidon seriozisht për titullin e Premier League-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore