Sport

Manchester United-i interesohet për sulmuesin e M’gladbach-ut


Manchester United-i po monitoron situatën e sulmuesit të Borussia Monchengladbach-ut, Alassane Plea-s. Francezi shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar Edinson Cavani-n.

Djajt e Kuq po vëzhgojnë Plea-n, në rast se Cavani largohet në fund të sezonit. 34-vjeçari është i lidhur me një kalim te Boca Juniors-i.

Trajneri i United-it, Ole Gunnar Solskjaer-i tha pak kohë më parë se, Cavani ende nuk e kishte vendosur të ardhmen, por ai vetë shpresonte që uruguajani të qëndronte.

“Ai nuk ka vendosur ende për të ardhmen e tij. Ai nuk më ka thënë që dëshiron të largohet, por unë jam i vetëdijshëm se ai mund të kthehet në shtepi, në Amerikën e Jugut”, tha Solskjaer-i.

“Nëse ky është vendimi i tij, unë do e kuptojë, por ai e di pikëpamjen time dhe ai e di që unë do të dëshiroja ta shihja duke luajtur përpara tifozëve të Manchester United-it në Old Trafford”.

United-i ka filluar kërkimet për zëvendësuesin e mundshëm të Cavani-t dhe Plea është ndër emrat e përmendur. Lojtari i M’gladbach-ut mund të afrohet për rreth 15 milionë euro këtë verë, pasi në 2022 përfundon kontratën me gjermanët.

Por, sidoqoftë, as afrimi i Plea-s nuk është i lehtë, pasi për lojtarin interesohet edhe Arsenal-i. 28-vjeçari ka shënuar 12 herë dhe ka asistuar pesë herë në 37 ndeshje këtë sezon, në të gjitha kompeticionet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore