Përballje

Manchester City shkatërron Chelsea-n në pjesën e parë në FA CUP


Pjesa e parë e ndeshjes mes Manchester City-t dhe Chelsea-t në 1/32 e finales së FA Cup, përfundoi me epërsinë e thellë të këtyre të parëve, me rezultat 3:0.

45 minutat e para, ishin plotësisht të dominuara nga Manchester City, të cilët arritën të shënojnë tre gola.

Goli i parë për City-n erdhi në minutën e 23-të, ku shënoi Riyad Mahrez.

Në minutën e 30-të, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë për City-n, pasi shënoi nga pika e penalltisë.

Pas vetëm tetë minutave, Manchester City shënuan përsëri, por këtë herë ishte me anë të Phil Foden.

Asnjëra nga skuadrat nuk po luajnë me formacionin e tyre më të mirë, por deri më tani, Manchester City ishin tejet më dominant.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore