Sport

Manchester City presin oferta për Aymeric Laporte-n


Gazeta Daily Mail raporton se Manchester City janë të gatshëm të pranojnë oferta për spanjollin neutralizuar, Aymeric Laporte.

Për transferimin e tij, ata kërkojnë rreth 60 milion funta, pasi ai nuk po preferohet më nga trajneri Pep Guardiola.

Të preferuarit e trajnerit janë dyshja Ruben Dias dhe John Stones, të cilët luajtën shumicën e ndeshjeve në sezonin e kaluar.

Juventus dhe Real Madrid janë lidhur më parë me spanjollin, por asnjëri nuk do të jetë në gjendje ta transferojë atë këtë verë, për shkak të problemeve financiare që shkaktoi pandemia COVID-19.

Kujtojmë se Laporte ishte pjesë e 11-shes startuese të Spanjës, në Euro 2020, të cilët arritën deri në gjysmëfinale, ku humbën nga Italia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore