Sport

Manchester City nuk do dëgjojë oferta për Sterling në merkaton e janarit


Manchester City do t’i rezistojë çdo kërkese të Barcelona-s për të nënshkruar me Raheem Sterling në janar.

Gjigantët spanjollë po kërkojnë transferimin e Sterling, i cili ka thënë se do të ishte i hapur për një lëvizje jashtë vendit nëse nuk mund të luaj në Etihad Stadium.

Megjithatë, City nuk do të shqyrtojë asnjë ofertë për 26-vjeçarin gjatë merkatos së janarit, sepse ai mbetet një pjesë kyçe e skuadrës së Pep Guardiolës.

Sterling ka ndërprerë bisedimet për kontratën me City-n derisa të jetë i sigurt se do të luajë një rol të rëndësishëm për klubin në të ardhmen.

Marrëveshja e tij momentale skadon në vitin 2023.

Anësori anglez ka qenë brenda dhe jashtë skuadrës së Guardiolës këtë sezon dhe heziton të nënshkruajë një kontratë të re afatgjatë nëse kjo do të thotë të kalojë shumë kohë në stol.

Nëse kushtet e reja nuk mund të bien dakord deri në verën e ardhshme, City do të përgaditet që të e transferojë Sterling ose rrezikon ta lejojë atë të largohet falas.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore