Përballje

Manchester City merr kreun e tabelës, Haaland e barazon rekordin e golave në Premier Leauge


Manchester City e ka marrë kreun e tabelës në Premier Leauge-n angleze pas një kohe të gjatë.

“Qytetarët” e morën një fitore të vështirë në udhëtim te Fulham-i në ndeshjen e javës së 34-të të elitës së futbollit anglez.

Sfida u zhbllokua që në minutën e tretë, kur Erling Haaland shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Për norvegjezin ky është një gol historik sepse arriti në kuotën e 34 golave në Premier League, duke barazuar rekordin e vendosur nga Andrew Cole në sezonin 1993-1994 dhe Alan Shearer të sezonit 1994-1995.

Në minutën e 15-të Carlos Vinicius barazoi për vendasit, por ky barazim zgjati deri në minutën e 36-të, kur Julian Alvarez e riktheu epërsinë e City-t.

Në pjesën e dytë sfida ishte më e luftuar megjithatë në këtë fraksion nuk u gjet nga asnjëra prej skuadrave rruga drejt rrjetës.

Pas javës së 34-ët të Premier League, Manchester City kryeson me 76 pikë, teksa Fulham renditet në vend të 10-të me 45 pikë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Manchester United merr fitoren minimale 1:0 ndaj Aston Villas.

Ekipi i “Djajve të Kuq” gjeti avantazhin në minutën e 39-të, me anë të Bruno Fernandes që gjeti rrugën drejt rrjetës.

Pjesa e parë foli për United, ndërsa në fraksionin e dytë Aston Villa u duk më përkuese, megjithatë pa mundur të bënin ndonjë ndryshim në rezultat.

Pas raundit të 34-ët të Premier League, Manchester United renditet në vend të katërt me 63 pikë, teksa Aston Villa në vend të gjashtë me 54 pikë.

Newcastle vijon ecurinë pozitive, ndërsa fitoi me përmbysje me rezultatin 3:1 ndaj Southampton-it.

Ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke shënuar me Armstrong në minutën e 41-të.

Megjithatë fraksioni i dytë foli për vendasit, me Wilson që barazoi në minutën e 55-të. Një autogol i Walcott në minutën e 79’ u dhuroi avantazhin vendasve.

Rezultati i këtij takimi u vulos nga Wilson që shënoi golin e tretë për ekipin dhe të dytin personal.

Pas kësaj jave, Newcastle shkon në kuotën e 65 pikëve në vend të tretë, teksa Southampton vuan në fund të renditjes me 24 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore