Përballje

Manchester City kalon tutje në FA CUP, mposht Chelsea-n me rezultat të thellë


Ndeshja mes Manchester City-t dhe Chelsea-t në 1/32 e finales së FA Cup, përfundoi me fitoren e thellë të këtyre të parëve, me rezultat 4:0.

45 minutat e para, ishin plotësisht të dominuara nga Manchester City, të cilët arritën të shënojnë tre gola.

Goli i parë për City-n erdhi në minutën e 23-të, ku shënoi Riyad Mahrez.

Në minutën e 30-të, Julian Alvarez dyfishoi epërsinë për City-n, pasi shënoi nga pika e penalltisë.

Pas vetëm tetë minutave, Manchester City shënuan përsëri, por këtë herë ishte me anë të Phil Foden.

Në pjesën e dytë, Manchester City shënuan edhe golin e katërt dhe të fundit të ndeshjes.

Golashënuesi ishte Riyad Mahrez, i cili finalizoi nga penalltia.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore