Përballje

Manchester City fiton me vështirësi përball West Ham


Ndeshja fantastike mes West Ham United dhe Manchester City shkoi me rezultat të ngushtë.

Kjo ndeshje kishte shumë befasi, njëra nga këto ishte se dy golashënuesit e Manchester Cityt ishin mbrojtësa qëndror.

West Ham e cila po kalon formën e tyre më të mirë në 10 vitet e fundit, padyshim se kërkonin fitoren, por nuk mundën ta arrijnë.

Manchester City të cilët kërkonin fitoren e tyre të 20-të, e arritën, por mjaft vështirë pas njw rezistence të West Ham.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat të barabartë dhe me lojë shumë interesante. Asnjëra skuadër nuk kishin dominim total në pjesën e parë, statistikat ishin të barabarta përveç posedimit të topit ku dominoi skuadra e Guardiolës.

Ndeshja u hap me golin e Ruben Dias i cili shënoi golin e tij të parë me fanellën e Manchester Cityt në minutën e 30-të , të cilin e asistoi Kevin De Bruyne me goditje nga këndi.

Në fundin e pjesës së parë, në minutën e 43-të, Michail Antonio befasoi “Qytetarët” me gol ku edhe barazoi rezultatin.

Pjesa e dytë, e ngjashme si e para, shkoi me statistika të barabarta.

Pjesën e dytë me gol e hapi John Stones ku i dha epërsinë Manchester Cityt në minutën e 68-të, e cila po ashtu ishte edhe goli i fitores.

West Ham nuk u dorëzuan deri në fund, por kjo nuk ishte e mjaftueshme për t’i mundur prirësit e tabelës.

Manchester City ndodhet në pozitën e parë, me diferencë të lartë prej 11 pikëve ndaj vendit të dytë.

Ndërsa West Ham ndodhet në pozitën e katërt, ku për momentin lë jashtë garës së “Top 4”, kampionët në fuqi, Liverpoolin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore