Shqipëria

Manastirliu: Kryefjala shëndetësore në Shqipëri, vaksinimi


Duke iu përgjigjur pyetjeve të opozitës mbi programin e katër vjetëve të ardhshme në sektorin e shëndetësisë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka thënë se kryefjala do të jetë vetëm një: Vaksinimi.

Ministrja ka bërë me dije se 63% e adultëve në Shqipëri, janë vaksinuar me të paktën një dozë. Mirëpo, kjo është e pamjaftueshme.

Për shkak të variantit Delta, fushata duhet të vijojë sipas saj. Për këtë arsye, ka pasur edhe përpjekje maksimale nga Qeveria, për të siguruar doza të bollshme për gjithë qytetarët.

Sipas saj, falë investimeve të vendosura në vendin e duhur, është shmangur një tragjedi e madhe me pandeminë. Përballja për të ka qenë e suksesshme, ndërsa mund të ishte katastrofike.

Të alokuara si fonde shtesë kanë qenë 100 milionë euro nga Qeveria.

Pavarësisht përpjekjeve të pohuara nga ministrja, një angazhim shtesë kërkohet edhe nga qytetarët.

Ndërsa pagat e personelit shëndetësor dhe bonuset do vijojnë të jepen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore