Sport

Manaj rikthehet te goli


Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Rei Manaj, është rikthyer te goli pas tetë ndeshjeve.

Ai shënoi golin e barazimit për 1:1, në ndeshjen që ekipi i tij Spezia barazoi me shifrat 2:2 ndaj Salernitana-s në udhëtim.

Manaj ia doli të shënonte gol në minutën e 12-të, me anë të penalltisë, duke i dhënë shpresë skuadrës së tij.

Mirëpo barazimi i golin nga ana e Manaj zgjati shumë pak, pasi vetëm katër minuta më vonë Simone Verdi shënoi golin e dytë për Salernitana-n, duke kaluar ekipin e tij në epërsi.

Spezia më pas barazoi shifrat në 2:2 në minutën e 30-të, ku përsëri nga penalltia, këtë radhë u tregua i saktë Daniele Verde.

Mirëpo, gola më nuk pati deri në fund të takimit, me dy skuadrat që u desh të ndahen të kënaqura me nga një pikë në këtë ndeshje.

Ky barazim i shkon për shtat më shumë Spezia-s, të cilët pozicionohen në vendin e 15-të në Serie A me 26 pikë, derisa Salernitana gjendet në vendin e fundit në krizë me vetëm 11 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore