Përballje

Malisheva shkatërron Trepçën 89, Ferizaji dhe Drenica ndajnë pikët


Të dy ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës ishin interesante dhe të befasishme.

Dueli mes Ferizajit dhe Drenicës ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1.

Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me epërsinë e Drenicës, të cilët shënuan në minutën e 37-të, me anë të Agim Zekës.

Pas shumë përpjekjeve, Ferizaji gjetën golin e barazimit në minutën e 86-të, me anë të një autogoli nga drenicasit.

Në anën tjetër, ndeshja mes Malishevës dhe Trepçës 89 përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 4:0.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar, e cila u përmbyll me rezultat të barabartë dhe pa gola.

Por, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka, ku Malisheva arritën të shënojnë katër gola për të fituar ndeshjen.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore