Lajme

Mali i Zi: 5 të vdekur e 2 mijë e 960 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) i Malit të Zi ka publikuar rezultatet e mostrave të 7mijë e 515 personave, ku kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 gjithsej 2mijë e 960, ndërsa është konfirmuar 1 i vdekur brenda 24 orëve të fundit.

Deri në ora 15:00 të së enjtes janë raportuar si të shëruar nga pandemia gjithsej 558 pacientë.

Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin e përgjithshëm të testuar të së martës ishte 39.39 për qind.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni Covid-19 që nga fillimi i pandemisë është 2 mijë e 428 persona.

Ndërsa raste aktive me Covid-19 janë gjithsej 19 mijë e 268 persona.

Që nga fillimi i epidemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 183 mijë e 220.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore