Muzikë

Madonna pritet të publikojë version të ri të hitit “Frozen”


Ikona e muzikës pop, Madonna, është duke e ri incizuar hitin e saj të vitit 1998 – “Frozen”, veç se kësaj here në një version tjetër e me të cilin shpreson se do të kryesojë top listat e vitit që po vjen.

Ylli i hitit “La isla bonita”, ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj të Instagramit, ku shihej bashkë me rep artistin, Swae Lee, ndërsa burime pranë “The Sun”, thanë se këngëtarja gjendej në studio për incizimin e këngës së re.

Fillimi i vitit të ardhshëm pritet ta sjellë Madonna-n pranë publikut me versionin remix të “Frozen”.

Madonna – Frozen.

“Madonna ka qenë gjithmonë një artiste që është përshtatur dhe ka lëvizur me kohën, prandaj ajo është ende e njohur pas gati 40 vitesh”, tha një burim nga industria e muzikës.

Versioni i ri i “Frozen” do të vijë në bashkëpunim me Swae Lee.

Swae Lee dhe Madonna.

“Remixi është përdorur në shumë video të TikTok dhe ajo shpreson që duke përfshirë Swae Lee, kjo do të ndihmojë që kënga të arrijë audiencë të re. Ka qenë pak e vështirë për t’i rregulluar gjërat, por ata duan ta publikojnë sa më shpejtë”, tha tutje burimi.

Si artistja femër me më së shumti kopje të shitura e të gjitha kohërave ajo e di se çfarë po bën.

Pas ngjitjes së Elton John përsëri në krye të top-listave, nuk ka dyshim se edhe Madonna mund ta synojë ta bëj të njëjtën gjë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore