Lajme

Macron-i pritet të njoftojë mbylljen e tretë të vendit të dielën


Presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, mund t’u drejtohet francezëve drejtpërdrejt të dielën e 31 janarit për të njoftuar një bllokim të tretë të vendit. Mbyllja do të vijë si pasojë e frikës së përhapjeve të varianteve të Covid-19, veçanërisht të atij me origjinë britanike.

Kjo është bërë e ditur nga burimet qeveritare në kanalin francez të lajmeve, BFM TV. Sipas BFM-së, vendimi do të merret duke shqyrtuar të dhënat e fundit mbi efektet e shtetrrethimit, të cilat duken të pamjaftueshme për të përmbysur valën e infeksionit.

Ministri i Shëndetësisë, Olivier Veran, ka theksuar se bllokimi duket i pashmangshëm. Kjo pasi infeksionet prej rreth 18 deri në 20 mijë rastesh në ditë vijojnë prej disa javësh.

Hipoteza mbizotëruese është se Macron-i mund të zgjedhë një bllokim “hibrid”, domethënë “më pak të vështirë për të rinjtë”. Sipas kanalit të lajmeve, shkollat dhe universitetet do të jenë të hapura, të paktën për një ditë në javë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore