Shqipëria

Lulzim Basha akuzon nga Vlora: “Përballë nesh kishim një regjim”


Kryedemokrati Lulzim Basha në një takim me qytetarët demokratë të Vlorës është shprehur se “përballë nesh gjendej një regjim”, duke iu referuar zgjedhjeve të 25 prillit. Ai po vijon një tur takimesh post-zgjedhore me elektoratin blu pasi nuk e ka pranuar akoma disfatën zgjedhore.

Basha vijon akuzat kundrejt qeverisë Rama për atë që e konsideron ende një masakër elektorale të 25 prillit.

“Kush mendon se me kaq mbaroi, e ka shumë gabim”, tha Basha në fjalën e tij.

Basha në retorikën e tij post-zgjedhore vijon me akuzat kundrejt qeverisë dhe administratës duke e konsideruar përballjen me ta si “të pabarabartë”.

Ai shtoi se pas zgjedhjeve dhe përfundimit të proceseve numëruese, Partia Demokratike doli më e fortë dhe me e madhe.

Duke iu drejtuar publikut në sallë ai u shpreh se asnjëri nga ata që janë pjesëmarrës nuk ka blerë dhe nuk është përpjekur të blejë asnjë votë.

“Këtë betejë”, sipas tij, “duhet ta zhvillojmë së bashku për të marrë përgjegjësitë dhe vlerat e drejtimit të vendit”.

Kjo ishte ftesa dhe kërkesa e kryedemokratit Basha dhe përmbyllja e fjalës së tij në Vlorë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore