Sport

Luftë angleze për Marcel Sabitzer


Manchester United-i i bashkëngjitet Tottenham-it dhe Liverpool-it në garën për kapitenin e Leipzig-ut, Marcel Sabitzer.

27-vjeçari austriak, i ka bërë të qartë klubit gjerman që ai dëshiron të largohet në fund të sezonit.

Sipas BILD, futbollisti po synon që nga qershori e tutje të jetë pjesë e Premier League-s.

Interes për të më parë kanë shfaqur Tottenham-i dhe Liverpool-i, por së fundmi në skenë është shfaqur edhe Manchester United-i.

Sabitzer u bashkua me Leipzig-un në vitin 2014. Që nga atëherë, ai është paraqitur 219 herë për demat, duke shënuar 50 gola.

Ai po udhëheq klubin në një luftë të ashpër për titullin, ku demat janë vetëm katër pikë prapa Bayern-it.

Sabitzer vlerësohet nga Leipzig te një shifër rreth 40 milionë euro.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore