Stil

Luana Vjollca publikon imazhet e reja në bashkëpunim me gjigandin e modës, Philipp Plein


Jemi mësuar që ta shohim në rolin e prezantueses e të këngëtares, por Luana Vjollca, së fundmi po paraqitet edhe si modele teksa është bërë pjesë e familjes së markës së famshme “Philipp Plein”.

Vjollca e ndau lajmin e madh me ndjekësit e saj në mediat sociale përmes disa imazhve të cilat i publikoi duke etiketuar markën në fjalë.

Në postimin e publikuar në llogarinë e saj të Instagram-it, Luana, shihet me një veshje që vë në pah linjat e saj trupore dhe e rrethuar nga një grup djemsh të veshur me kostume, ndërsa ajo modelon e pozon duke ekspozuar disa veshje gjigandit të modës, “Philipp Plein”.

Ndryshe, është bërë një kohë që kur Luana Vjollca nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, duke u përqendruar kështu më shumë në emisionin e saj “Shiko kush luan”.

Por, diçka e re po zihet edhe në këtë pjesë!

Ditë më parë, këngëtarja e prezantuesja e njohur, ka zbuluar treguar se është në përgatitje e sipër të këngës së saj të re.

Madje, ajo nuk ka hezituar ta zbuloj edhe titullin e këngës.

“1 Mijë Vjet” do të titullohet projekti i ardhshëm nga Luana, në të cilin ka pohuar të ketë dhënë shumë nga vetja e saj.

Gjithashtu, së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se një ndër bashkëpunëtorët e saj në projektet e kësaj vere do të jetë edhe këngëtari nga Kosova, Yll Limani, por që nuk është konfirmuar akoma publikisht nga dyshja.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore