Lajme

Lotët e Ministrit të Mbretërisë së Bashkuar për Afganistanin


Ben Wallace, sekretari i Mbrojtës së Britanisë së Madhe

Situata që po ndodh aktualisht në Afganistan, duket të jetë mjaft dramatike. Për këtë ka reaguar edhe sekretari i Mbrojtës së Britanisë së Madhe, Ben Wallace.

Wallace, u emocionua teksa fliste për pasojat e shembjes së ushtrisë afgane të stërvitur nga Perëndimi, pasi talebanët hynë në Kabul dhe morën përgjegjësinë për pallatin presidencial.

Ai tha se po përpiqen shumë që të nxjerrin qytetarët britanikë nga Afganistani, por sipas tij, disa do të mbeten aty.

“Personeli i ushtrisë është duke punuar për të nxjerrë qytetarët britanikë nga Afganistani, por jo të gjithë do të mund të kthehen, disa do të mbetën aty”, u shpreh Wallace.

Gjithashtu shtoi se kriza ishte bërë e pashmangshme pasi u arrit një marrëveshje me ekstremistët kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u tërhoqën dhe fokusi tani ishte në evakuimin e shtetasve britanikë, përkthyesve dhe të tjerëve që mund t’i nënshtrohen hakmarrjes.

Wallace, i cili shërbeu në ushtri para se të hynte në politikë, tha se e ndjeu çështjen aq thellë sepse ishte një ushtar.

Komentet erdhën në mes të zemërimit në rritje për zhvillimet dramatike në Afganistan, pasi Joe Biden rriti afatin kohor për tërheqjen e trupave amerikane.

Rreth 4 mijë shtetas britanikë dhe afganë të kualifikuar mendohet të jenë në Kabul dhe kanë nevojë për evakuim.

Ndërkaq, rreth 700 punonjës të Mbretërisë së Bashkuar janë vendosur në aeroport, me Wallace që këmbëngul se zonat kryesore janë ende të sigurta pavarësisht skenave kaotike dhe raporteve të disa njerëzve që u vranë kur ranë nga avionët.

Në shenjë të dëshpërimit, ambasadori britanik Sir Laurie Bristow, besohet se po ndihmon ekipin e vogël të diplomatëve, për të përpunuar kërkesat e atyre që shpresojnë të largohen.

Ekziston një shqetësim i veçantë për sigurinë e afganëve që punuan me forcat britanike kur ata ishin në vend si përkthyes dhe në role të tjera mes frikës së hakmarrjes nëse bien në duart e kryengritësve.

Ndërkaq, Tories kanë akuzuar ministrat për “shfaqjen e mërzisë” në qëndrimin e tyre ndaj fushatës ushtarake të gjatë, duke e quajtur humbjen pengesën më të keqe të politikës së jashtme që nga Suezi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore