Sport

Lojtari i Malagas i shet tifozit fanellën për 50 euro


Emri i Dani Lorenzo, lojtarit të Malaga B, qarkulloi në rrjetet sociale për shkak të një momenti kurioz ku ai “i jep” fanellën e tij për 50 euro një tifozi.

Mesfushori 21-vjeçar spanjoll ishte duke bërë një selfie me tifozët pas ndeshjes kur njëri prej tyre i kërkoi një fanellë. Të dy biseduan për pak kohë dhe në fund fansi i dha 50 euro.

Në skenën e filmuar nga kamerat, Lorenzo, i cili është një nga protagonistët e Malaga-s, u shpjegon të pranishmëve se klubi nuk mbulon koston e bluzave të dhuruara dhe kështu tifozi nxjerrë paratë nga xhepi i tij.

“Unë nuk jam një milioner edhe pse do të doja”, shpjegoi lojtari i klasës 2003 pas gjestit. “Klubi na jep një numër të caktuar fanellash. Reagimi im për të marrë paratë ishte i natyrshme, por duke e menduar mirë nuk duhet ta kisha bërë, shpresoj që njerëzit të kuptojnë mirëbesim”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore