Sport

Lojtarët e pavaksinuar të NBA, nuk do mund të luajnë në Toronto


Vitin e kaluar, qytetet si San Francisko dhe New York-u kishin të njëjtin lloj ligji, prandaj Kyrie Irving luajti vetëm 29 ndeshje.

Tani, e gjithë kjo çështje duket se është zgjidhur në jug të kufirit, dhe Toronto Raptors mund të jetë i vetmi ekip për të cilin vaksina është e detyrueshme për t’u luajtur.

NBA nuk është liga e vetme që zbaton këtë lloj rregulli. Në Major League Baseball, Toronto Blue Jays kanë rënë viktimë e të njëjtit fat, pasi së fundmi kanë shkëmbyer shërbimet e Whit Merrifield, një lojtar i pavaksinuar.

Ky vendim i qytetit të Toronto-s nuk do të ketë aq ndikim sa mund të mendohet.

Megjithëse nuk ka një listë të plotë të lojtarëve të pavaksinuar, NBA dëshiron të kujtojë se 97% e atletëve arritën të marrin vaksinën.

Përveç rastit të famshëm të Kyrie Irving, vlen të përmendet edhe ai i Matisse Thybulle, lojtari i 76ers.

Gjatë ndeshjeve të fundit të play-off-it, Thybulle duhej të qëndronte në shtëpi gjatë ndeshjeve në Queen City sepse nuk mund të udhëtonte pasi ishte i pavaksinuar.

Natyrisht, e gjithë kjo mund të ndryshojë. Në varësi të evolucionit të rasteve të koronavirusit në vend, Toronto mund të heqë ketë pengesë gjatë sezonit, asgjë nuk është vendosur në gur.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore