Sport

Lojtarët e Inter-it që rrezikojnë të pezullohen për gjysmëfinalen eventuale


Katër lojtarë të Inter-it rrezikojnë të pezullohen për ndeshjen e parë gjysmëfinale, në rast se zikaltrit e kalojnë Benfica-n.

Pra, në ndeshjen e sotme ndaj Benfica-s, katër lojtarë të Inter-it në rast se ndëshkohen me kartonë të verdhë nuk do të luajnë në gjysmëfinalen eventuale

Lojtarët që rrezikjonë në rast se ndëshkohen janë: Alessandro Bastoni, Federico Dimarco, Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko si dhe trajneri Simone Inzaghi pas rezervimeve të tyre përkatëse gjatë rrugës deri më tani.

Lojtarët që grumbullojnë tre kartonë të verdhë ndërmjet ndeshjes së parë të fazës së grupeve dhe ndeshjes së dytë të çerekfinales do të dënohen me një ndeshje pezullim.

Rezervimet më pas do të ‘fshihen’ pas përfundimit të ndeshjeve të fundit çerekfinale të së mërkurës në mbrëmje.

“La Gazzetta dello Sport” shkruan se Inter-i do të shpresojë të shmangë një situatë të ngjashme me atë që përfshinte mungesën e Nicolo Barella në ndeshjen e 16-tës së sezonit të kaluar me Liverpool-in, pasi mori një pezullim në ndeshjen e mëparshme kundër Real Madrid-it.

Raporti vazhdoi duke thënë se do të jetë një çështje e menaxhimit të nervave dhe emocioneve për Inter-in, pasi ata synojnë të mbrojnë epërsinë e tyre prej dy golave kundër Benfica-s, e cila më parë ishte e pamposhtur në edicionin e këtij viti të kompeticionit.

Nëse ata janë në gjendje t’i eliminojnë liderët e ligës portugeze, Inter-i do të përballet me një derbi të shumëpritur “della Madonnina” kundër Milan-it në gjysmëfinale, që do të ishte vetëm hera e tretë që dy skuadrat takohen në fazat e eliminimit evropian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore