Sport

Loftus-Cheek prezantohet te Milan-i, trashëgon numrin e Tonal-it


Milani konfirmon se Ruben Loftus-Cheek ka zgjedhur numrin 8 pas kalimit të Sandro Tonali-t te Newcastle United.

Kuqezinjtë njoftuan nënshkrimin e mesfushorit anglez javën e kaluar, disa ditë para transferimit të Tonali-t në “St James Park”, u konfirmua të hënën e kaluar .

Milan-i nuk e kishte njoftuar për numrin e Loftus-Cheek javën e kaluar, duke pritur për lëvizjen e Tonali-t.

Gjigantët e Serie A tani kanë zbuluar se mesfushori i tyre i ri do të veshë fanellën me numrin 8 që më parë i përkiste paraardhësit të tij në “San Siro”.


Njoftimi është bërë përmes llogarive të tyre zyrtare në Twitter dhe Instagram.

Kuqezinjtë përshëndetën Tonali-n me një deklaratë të shkurtër të hënën, ndërsa italiani ndau një postim të gjatë në Instagram me mesazhe për klubin dhe tifozët duke pranuar se ai do të dëshironte të kthehej në Milano një ditë.

Tonali shënoi shtatë gola në 130 paraqitje me kuqezinjtë, duke fituar titullin e Serie A në sezonin 2021-22.

Ndërkohë, Loftus-Cheek shënoi 13 gola në 155 ndeshje të Chelsea-t duke fituar pesë trofe, përfshirë një titull të Premier League dhe një Europa League.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore