Sport

LM “Oran 2022”/ Erza Muminoviq mposhtet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit


Xhudistja kosovare, Erza Muminoviq, nuk shkoi përtej çerekfinales së Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Ajo u mposht me Ippon në kategorinë deri në 48 kilogramë nga xhudistja franceze, Melanie Vieu.

Kujtojmë që Erza në raundin e parë e kaloi me Ippon turken Gulkader Senturk.

Tani ajo do të kërkojë medaljen e bronztë nga repesazhi, derisa do t’i duhet për ta fituar edhe një luftë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore