Përballje

LM “Oran 2022”/ Bashkim Bajoku ndalet në raundin e parë


Boksieri kosovar, Bashkim Bajoku, ka pësuar humbje në raundin e parë të Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”.

Ai tregoi lojë të mirë dhe dha maksimumin në ndeshjen e kategorisë deri në 52 kilogramë ndaj turkut Samet Gumus, por nuk mjaftoi që gjyqtarët t’ia japin fitoren.

Boksieri, Bashkim Bajoku, ka dhënë maksimumin e tij në luftën ndaj Samet Gumus të Turqisë, kategoria -52 kg, por nuk mjaftoi që gjyqtarët t’ia japin fitoren.

Bajoku pësoi humbje me rezultat 2:1.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore