Përballje

Liverpool, ‘seriozisht’ të interesuar për nënshkrimin me Jarrod Bowen


Zërat nga Anglia tregojnë se Liverpool janë seriozisht të interesuar për shërbimet e sulmuesit anësor të West Ham, Jarrod Bowen.

Bowen ka qenë një ndër lojtarët më të mirë deri në këtë pikë të sezonit në Premier League.

Danny Gabbidon, e konsideroi Bowen-in një ‘gjeni’ pas golit të tij përballë Tottenham në muajin dhjetor të vitit 2021.

Ish-lojtari i Hull City-t, në sezonin e parë te çekanët shënoi tetë gola dhe shtoi gjashtë asistime, por shpesh herë u inkuadrua nga banka rezervë.

Mirëpo, këtë edicion, ai  ka ngritur lojën e tij në një nivel krejtësisht tjetër.

Javëve të fundit, ai po kalon në një formë shumë të mirë – ku ka kontribuar në 13 gola në 13 ndeshjet e fundit të skuadrës së Moyes në Premier League.

Deri tani, Bowen ka shënuar 12 gola dhe ka arritur 11 asiste, duke qenë lojtari me më shumë kontribute për gol vetëm pas Salah, Bernardo Silva dhe De Bruyne.

Këto numra kanë rënë në syrin e Jurgen Klopp, që mendon se Jarrod Bowen do të ishte një transferim ‘perfekt’ për skuadrën e tij.

Mirëpo kjo do të jetë shumë e vështirë.

Bowen e ka bërë të qartë se nga West Ham do të largohet vetëm me kushtin që skuadra e tij e re ia garanton pozitën e titullarit, gjë kjo shumë e vështirë te Liverpool me futbollistë si Mohamed Salah dhe Sadio Mane në skuadër.

Mirëpo, me kontratën e dy emrave të lartëpërmendur që skadon në vitin 2023, Liverpool mund të fillojë të kërkojë për të ardhmen, dhe Bowen është emri i parë në listë.

Ky i fundit është në listën e shumë skuadrave të mëdha, por nëse West Ham-i i tij shkakton befasinë dhe arrin kualifikimin në Champions, atëherë Bowen nuk do të lëvizë nga “London Stadium”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore