Sport

Liverpool nuk e lejon Salah të bashkohet me Egjiptin


Klubi i Liverpool-it nuk e ka lejuar futbollistin e tyre, Mohamed Salah, që të bashkohet me kombëtaren e tij, Egjiptin, në ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës.

Lajmin e ka konfirmuar Federata Egjiptiane e Futbollit, të cilët bënë të ditur që Salah do të mungojë në ndeshjet e shtatorit.

Kjo ndalesë për yllin egjiptian vjen për shkak të kufizimeve me coronavirus, pasi që Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë.

Pra, në rast se Salah grumbullohet me kombëtaren, atëherë pas kthimit në Angli do t’iu duhej të karantinohej për 14 ditë dhe si rrjedhojë e kësaj, do të humbiste dy ndeshje me Liverpool-in.

Kujtojmë që Egjipti do të përballet me 2 shtator me Angolën në Kajro, pastaj pas tre ditësh do të ballafaqohet me Gabonin në udhëtim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore