Sport

Liverpool interesohet për dy lojtarë të Eintracht Frankfurt


Liverpool po kërkon të nënshkruajë me dy lojtarë nga Eintracht Frankfurt, thotë Bild.

Mesfushori Daicha Kamada dhe mbrojtësi Evan Ndicka janë të dy agjentë të lirë në fund të sezonit, me Reds të etur për t’i sjellë ata në transferime të lira.

Kamada, 26 vjeç, është lidhur me një kalim te Dortmundi dhe Bayern Munich, ndërsa 23-vjeçari Ndicka ka tërhequr interes nga Arsenali.

Liverpool po ashtu janë të interesuar edhe për mesfushorin e Real Madrid-it, Aurelien Tchouameni-t.

Reds po kërkojnë të përmirësojnë ekipin pasi po kalojnë një sezon mjaft të dobët, të cilët radhiten në pozitën e tetë në Premier League, dhe janë eliminuar edhe nga Liga e Kampionëve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore