Sport

Liverpool-i i rikthehet pistës Kabak


Liverpool-i është i interesuar për të transferuar një qendërmbrojtës, para mbylljes së merkatos së janarit. Emri më i ri në skenë është ai i Ozan Kabak-ut. Mbrojtësit turk të Schalke-s, raporton Goal.com

Pas dëmtimeve të Virgil van Dijk-ut dhe Joe Gomez-it, mbrojtja e Liverpool-it shpeshherë është improvizuar nga tekniku gjerman, Jurgen Klopp-i. Fabinho dhe Jordan Henderson-i është dashur të spostohen në qendër të mbrojtjes në shumë raste.

Kabak-u është kërkuar edhe më herët nga Liverpool-i, por pa patur bisedime të avancuara mes palëve.

20-vjeçari është pjesë e Schalke-s që nga qeshori i 2019. Klub me të cilin numëron 42 paraqitje, tre gola dhe një assist. Më parë mbrojtësi i Kombëtares së Turqisë është aktivizuar edhe me Stuttgart-in dhe Gallatasaray-n.

Vlera e lojtarit në tregun e transferimeve, sipas Transfermarket-it është rreth 25 milionë euro. Si alternativ, nëse nuk arrihet turku, Liverpool-i do të provojë Duje Caleta Car-in, mbrojtësin e Marseille-s.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore