Sport

Liria rikthehet në Superligë, eliminon Ferizajn pas penalltive


Liria e Prizrenit është rikthyer në Albi Mall Superligën e Kosovës pas katër vjetësh

Prizrenasit arritën ta eliminojnë në ndeshjen e barazhit skuadrën që erdhi nga Superliga, Ferizajn.

Ndeshja ishte e luftuar nga dyja skuadrat dhe me disa raste të mira, por as koha e rregullt, e as ajo shtesa nuk prodhuan gola, çka për t’u vendosur ekipi i 10-të i edicionit të radhës në elitën e futbollit kosovar, u desh të ekzekutoheshin penalltitë.

Në penallti, heroi i prizrenasve ishte portieri i tyre, Drilon Odaj, i cili priti penalltitë e Ferizajt, derisa ekipi i tij triumfoi me shifrat 3:0.

Kësisoj, Liria ngjitet në Superligë – kurse, Ferizaj bie sërish në Ligën e Parë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore